Rama u përballë me një situatë aspak normale kur mori fjalën ditën e sotme në Kuvend, pasi u qëllua me vezë nga deputeti i PD, Endri Hasa.
Ndërsa Kuvendi është ndërprerë për 60 minuta, Kryeministri ka gjetur kohë të bëjë një status në “Tëitter” ku shkruan se opozitarët e paskan të vështirë të përshtaten me rregullat.
“Të kthyer pas një qëndrimi të gjatë rrugëve, opozitarët tanë jo vetëm duket e paskan të vështirë të përshtaten me rregullat e sjelljes jorrugore, po si duket e paskan vrarë kohën koteceve duke dhunuar pula e vjedhur vezë, kur kaluan në ilegalitet nga frika e mllefit të studentëve”, shkruan Rama. (A2 Televizion)