Rama për Ahmetajn: Nëse do të kisha bërë gjykatësin, gjërat do të kishin qenë shumë më keq

Nga A2 CNN
9 Mars 2023, 10:12 | Politikë
Rama për Ahmetajn: Nëse do të kisha bërë

Kryeministri Rama iu përgjigj deklaratave të mëhershme të ish-zv.kryeminsitrit, Arben Ahmetaj, se ai duhet të bëjë kryeministrin, jo gjykatësin.

“Nëse unë do të kisha bërë rolin e gjykatësit gjërat do të kishin qenë shumë më keq për ata që duan që unë të kisha bërë gjykatësin”, tha Rama gjatë një komunikimi për gazetarët në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PS.

Ahmetaj është një nga personat më të akuzuar nga ana e opozitës, si i përfshirë në çështjen e inceneratorëve, për të cilën SPAK ka marrë disa të pandehur, mes tyre edhe ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputetin e PS, Alqi Bllako.

Në korrik të vitit të kaluar, Ahmetaj u shkarkua nga posti i zv.kryeministrit dhe i ministrit për Rindërtimin, por nuk u emërua në asnjë pozicion tjetër brenda kabinetit Rama. Gjithashtu ai nuk u konfirmua si drejtues politik i PS në Vlorë, pozicion që iu besua Blendi Klosit. (A2 Televizion)

https://youtu.be/7kg6JEJv0Jg
https://a2news.com/video/distancimi-i-ahmetajt-nga-ps-gjiknuri-nuk-ka-qendrim-zyrtar/
https://a2news.com/2023/02/25/rama-e-shiti-berisha-ahmetaj-mashtroi-ne-perpjekje-per-te-lare-gjurmet/
https://a2news.com/2023/02/25/eshte-koka-e-inceneratoreve-meta-akuza-rames-ta-tha-dhe-ahmetaj-nuk-do-shpetosh-dot/

A2 CNN Livestream

Latest Videos