Rama, për ngushëllim te familja Rasha

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2020, 15:06 | Aktualitet
Rama, për ngushëllim te familja Rasha

Kryeministri Rama mësohet se ka shkuar, këtë të enjte, për ngushëllim në banesën e familjes Rasha, që humbi dy ditë më parë djalin, Klodianin, pasi u qëllua nga një efektiv i policisë.

Kryeministri mbërriti sot në Tiranë pasi kishte udhëtuar prej disa ditësh në SHBA, dhe paralajmëroi se, në orën 18:00, do të mbante edhe një qëndrim zyrtar lidhur me ngjarjen.

Klodian Rasha, 25 vjeç, u qëllua për vdekje me dy plumba nga një efektiv, gjatë natës mes 8 dhe 9 dhjetorit, pasi po e ndiqte sepse kishte shkelur orën policore, të vendosur për të frenuar përhapjen e koronavirusit në vend. Ky i fundit, është arrestuar për tejkalim të kushteve të vetëmbrojtjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos