Takim urgjent në Prokurorinë e Tiranës për vrasjen e 25-vjeçarit

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2020, 14:03 | Aktualitet

Një takim urgjent, për hetimin e ngjarjes ku ka mbetur i vrarë 25-vjeçari Klodian Rasha, është duke u zhvilluar tani në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Tiranë.

Drejtori i SHÇBA-së dhe strukturat e tjera hetimore, po analizojnë ngjarjen me detaje si dhe po nxjerrin detyrat për hetimin objektiv të çështjes.

Ndërkohë, është dërguar në Gjykatë nga ana e Prokurorisë, kërkesa për caktim, masë sigurimi personal, "Arrest në Burg", për të dyshuarin N. H. Vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos