
Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook një video ku Forcat e Armatosura dhe autoritetet vendore shpërndajnë ndihma dhe ilaçe për familjet në nevojë.
Operacioni për shpëndarjen e këtyre ndihmave është zhvilluar në Maminas, Elbasan, Pukë, Delvinë dhe Prrenjas dhe sipas kreut të qeverisë një numër i madh familjesh kanë përfituar.
“2,749 familje të tjera u shërbyen me ndihmë ushqimore dhe 1328 me barna mjekësore. Durim, besim dhe durim përsëri”, shkruan Edi Rama në Facebook. (A2 Televizion)