
Minatorët mund të kenë një përfaqësues të tyre në Parlament. Kreu i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, Elton Debreshi, zyrtarizoi kandidaturën e tij për zgjedhjet e 25 prillit, si kandidat i pavarur.
“Kam kënaqësinë dhe nderin t’ju njoftoj se nga dita e sotme jam edhe zyrtarisht kandidat i pavarur për deputet në Qarkun Dibër për zgjedhjet e 25 prillit. Pas shqyrtimit të 1 350 nënshkrimeve që arritëm të mblidhnim në kohë rekord, u miratua kandidatura ime si kandidati i parë i pavarur në këto zgjedhje’, shkruan Debreshi në faqen e tij zyrtare.
“Kemi dy partitë që janë të pangopura me pjesën e punëtorëve të tërë Shqipërisë, jo vetëm të Bulqizë. Jemi të zhgënjyer totalisht me partitë politike”, ishin fjalët e tij disa ditë më parë, në një intervistë për emisionin “Dita Jonë” në A2. (A2 Televizion)