
Kur kanë mbetur edhe pak orë nga dorëzimi i listave përfundimtare të kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 25 prillit, 3 emra në listën e Partisë Demokratike janë ende në mëdyshje.
Agron Gjekmarkaj, Flutura Açka, Ina Zhupa janë ndër propozimet për të qenë në listat e PD, por ende asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar.
Në orët në vijim pritet të mësohet edhe lista përfundimtare e PD, por edhe Partisë Socialiste, ndërsa LSI e ka dorëzuar atë që në orët e para të mëngjesit. (A2 Televizion)