Rama: PS po reflekton për të nxjerrë mësime nga protesta e studentëve

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2018, 19:10 | Politikë
Rama: PS po reflekton për të nxjerrë mësime nga protesta e

Kryeministri Edi Rama ka reaguar edhe një herë mbrëmjen e sotme në lidhje me protestën e studentëve, duke shkruar në “Twitter” se PS po reflekton seriozisht për të nxjerrë mësimet e duhura.

“I shoh kadrinjtë të agjituar shumë që mirë u iku dhjetori pa revolucion, po kërkesat e studentëve mesa duket po adresohen dhe Partia Socialiste po reflekton seriozisht për të nxjerrë mësimet e duhura nga shuplaka e tyre për qeverinë. Eh o kadrinj sa stinë si kjo do kaloni akoma”, shkruan Rama.

https://twitter.com/ediramaal/status/1077257723614556167

Më herët, pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama tha se qeveria e tij do të reagojë pas protestës së studentëve, që sipas tij kaloi përtej thjesht kërkesave të tyre.

“Patjetër që kemi diskutuar për protestën e studentëve, të cilët i thonë vetes apolitikë, por që e kanë shkundur politikën, i kanë dhënë një shuplakë qeverisë”, tha Rama. “Reflektimi pas kësaj shuplake do të vazhdojë përtej tyre, për të qenë të denjë dhe në lartësinë e ambicieve dhe shqetësimeve të shoqërisë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos