Vaksinimi i personaliteteve, Rama: Shërben për ndërgjegjësimin e popullatës

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2021, 12:21 | Politikë
Vaksinimi i personaliteteve, Rama: Shërben për

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj akuzave të Presidentit Ilir Meta për vaksinimin e personaliteteve. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë të Fierit, kryeministri u shpreh se ky vendim i shërben edhe fushatës së ndërgjegjësimit të popullatës për marrjen e vaksinës anti-covid.

“Unë thashë që do e fillojmë vaksinimin me disa personalitete që i kanë dhënë shumë shoqërisë, kultorës, shkencës tonë. Dhe këtu çfarë nuk u tha. Presidenti, thoshte ndarje klasore, diktaturë. Domethenë është ndarje klasore që një mbi 80-vjeçare si Tinka Kurti ta vaksinosh kur nis vaksinimin e të moshuarve. Është ndarje klasore dhe diktaturë të vaksinosh Alfred Moisiun.

Ndërkohë që jo, si të gjithë të tjerët të asaj kategorie ata cdo të vaksinohen. Mos të harojmë edhe diçka tjetër, që vaksinimi i tyre është një ndihmë që i jepet fushatës së vaksinimit për të kaluar mesazhin se duhet të vaksinohemi se është gjëja e duhur në kushtet kur ka lloj lloj teorish konspiracioni.”, u shpreh Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos