Edi Rama: Meta flet për vaksinat si për votat e LSI

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2021, 17:31 | Politikë
Edi Rama: Meta flet për vaksinat si për votat e LSI

Kryeministri Edi Rama inspektoi edhe njëherë punimet që janë duke u kryer për ndërtimin e spitalit memorial në Fier, nga ku foli për mënyrën sesi do të funksionojë ai, si dhe për reformën në shëndetësi.

“Buxheti do të menaxhohet nga spitali, rrogat nuk do të jenë njësoj, mjekët dhe infermierët do paguhen sipas performancës. 320 mjekë dhe infermierë do të jenë shqiptarë, 50 turq. Në skuadrën e menaxhimit do të vendosen dhe 2-3 kandidatë që do të trajnohen. Ndërkohë që mjekët bëjnë heroizma ka mes tyre që ndotin bluzat e bardha. Edhe në Turqi ndryshimi i sistemit spitalor nisi me ristrukturimet”, tha kryeministri.

Kreu i qeverisë nuk  la pa përmendur dhe presidentin Ilir Meta dhe thirrjet e tij për të reformuar sistemin shëndetësor dhe për të rritur numrin e vaksinimeve.

“Presidenti Ilir Meta është në fakt një shpërdorues i rolit të tij. Thirrjet e tij për të reformuar shëndetësinë vijnë nga Peço Vasili. Periudha kur Peço Vasili drejtonte këtë ministri, ishte më e errëta e shëndetësisë. Vaksinimi do të shtrihet në moshat 80 e sipër. Nëse presidenti flet për vaksinat njësoj si për votat e LSI që i konsideron vota të marra është punë e tij. Ai ka një punë krejt tjetër që e ka braktisur”, u shpreh Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos