Rama poston fotot e poliklinikës së Krujës: Kush nuk e sheh ndryshimin, i verbuar nga mllefi politik

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2021, 20:05 | Politikë

Kryeministri Edi Rama ka postuar disa foto nga poliklinika e rikonstruktuar e Krujës gjatë mandatit të qeverisë socialiste.

Kreu i qeverisë shkruan se në shëndetësi ka ende shumë punë për t’u bërë dhe për këtë arsye nevojitet dhe mandati i tretë. Sipas Ramës kush nuk arrin ta shohë ndryshimin në spitale ose ka humbur kujtesën ose është verbuar nga mllefi politike.

“Unë jam i pari që them ka ende shumë akoma për të ndryshuar më tej, prandaj duhet Mandati Tretë, por ama kush thotë se nuk ka ndryshuar si nata me ditën gjendja e spitaleve, ose ka humbur kujtesën ose është krejt i verbuar nga mllefi politik!

Sidoqoftë një gjë është e sigurtë: Askush nuk e mbaron dot punën transformuese të shëndetësisë përveç nesh, sepse kjo është një luftë që do vizion, pasion, vullnet dhe durim të madh, e këto o i ke o s'i ke”, shkruan kryeministri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos