Rama publikon pamjet e tunelit të Skërficës: Shkurton 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë

Nga A2 CNN
31 Korrik 2021, 09:56 | Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamjet e hapjes së tunelit të Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë. Përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë.

“Pamjet e momentit të hapjes së tunelit të Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë. Përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë #SkaKohëPërPushim”, shkruan Rama.

Tuneli i Skërficës do të ketë një gjatësi prej 1,3 km, i shoqëruar edhe me tunelin e emergjencës me gjatësi 670m, sipas të gjitha kushteve të sigurisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos