Rama reagon ndaj atyre që nuk e njohin draftin e tij për Asociacionin: Duan kushte për të folur si në llogore

Nga A2 CNN
9 Qershor 2023, 19:27 | Politikë
Rama reagon ndaj atyre që nuk e njohin draftin e tij për Asociacionin:

Pas reagimeve të ndryshme për çështjen e draftit të përgatitur nga kryeministri Rama për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, kreu i qeverisë iu ka kthyer përgjigje të gjithë kritikëve.

Sipas Ramës, ata që e shajnë këtë draft, pa e njohur, kanë frikë se humbin armikun që iu krijon kushte të flasin dhe të sulmojnë.

“Ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë: Se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur”, shkruan Rama.

Pak më herët, presidentit serb, Vuçiç deklaroi se askush nuk ka të drejtë të bërë propozime për statutin e Asociacionin përveç ekipit menaxhues të përbërë nga serbët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos