
Mbi situatën në Lindjen e Mesme, ku pas vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimani nga forcat amerikane situata po arrin në kulmin e tensionit, u shpreh edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, që tashmë mban edhe përgjegjësinë e drejtimit të OSBE-së.
Me anë të një postimi në Twitter, Rama tha se “si një vend që njohu kohë më parë veprimtarinë e poshtër të Iranit kundër botës së lirë dhe bëri distancë të qartë nga ajo, Shqipëria nuk mund të mos aprovojë me forcë qëndrimin e Presidentit te SHBA ndaj një aktivisti keqdashës të regjimit të Teheranit!”.
Kryeministri shqiptar shtoi se Shqipëria është “e vendosur me SHBA dhe shpresojmë se të gjithë të tjerët ta mendojnë ashtu”, shkruan Rama. (A2 Televizion)