All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Rama: S’ka vjedhje të të dhënave në TIMS! S’e kuptoj pse ka reaguar i dërguari me punë i SHBA-së

Nga A2 CNN
25 Gusht 2023, 14:30 | Politikë
Rama: S’ka vjedhje të të dhënave në TIMS! S’e
All - Paragraf - 1

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk ka një vjedhje të të dhënave të sistemit TIMS, mirëpo në këtë ngjarje ai sheh të pavend reagimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kërkonin një hetim të shpejtë për rastin. Në një konferencë për mediat, kreui i qeverisë shqiptare, tha se janë në kontakte të vazhdueshme me SHBA-në dhe i kanë informuar se nuk ka vjedhje, por një problem teknik aspak shqetësues.

“Është një histori e nxjerrë dhe e manipuluar nga njerëz që kanë humbur pushtetin nga ato të dhëna në Policinë e Shtetit, nuk ka asnjë shqetësim. Nuk jam në dijeni të SHBA, s’e kuptoj pse e ka bërë duke qenë se me ta i kemi dhënë sqarimet, ngjarja e rëndë nuk ka ndodhur se në përpjekje për të bërë backup ka dalë që s’ka bërë backup”, tha Rama.

All - Paragraf - 3

Ky reagim vjen pasi McDowell zhvilloi një takim me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, ku i shprehu shqetësimin për rrjedhje të të dhënave.

“I ngarkuari me punë McDowell vuri në dukje shqetësimet e SHBA në lidhje me ndërhyrjen e raportuar në sistemet TIMS në Policinë e Shtetit. Ai nxiti një hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm dhe theksoi rëndësinë që ka mbrojtja e të dhënave vetjake/sensitive, përfshi edhe të qytetarëve amerikanë në Shqipëri”, thuhej në njoftimin e ambasadës së SHBA-së. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/17/shba-e-shqetesuar-per-nderhyrjet-ne-tims-i-ofron-balles-ndihme-per-hetimin/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos