All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Rama: Brenda vitit, e-Albania do bazohet te Inteligjenca Artificiale

Nga A2 CNN
25 Gusht 2023, 13:26 | Politikë
Rama: Brenda vitit, e-Albania do bazohet te Inteligjenca Artificiale
All - Paragraf - 1

Brenda një viti, portali qeveritar E-Albania do të jetë i bazuar te Inteligjenca Artificiale.

Kryeministri Edi Rama tha për t’u shkurtuar edhe më shumë kohë qytetarëve, në E-Albania do të jetë e mundur komunikimi me qytetarët, ku pas ekranit të kompjuterit apo një smartphone-i do të jetë një operator digjital, që do t’u kthejë përgjigje qytetarëve për pyetjet më të zakonshme.

All - Paragraf - 3

“Brenda maksimumi një viti, i gjithë shërbimi i E Albania të jetë i bazuar të Inteligjenca artificiale dhe operatori të jetë vizualit në kontakt me qytetarët. Do të jetë operator digjital jo fizik. Do jetë për fazën e aplikimit dhe për atë që janë pyetjet më të zakonshme dhe përgjigjet më të nevojshme për ata që hyjnë në e Albania”, tha Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se teknologjia do të jetë pjesë e qeverisë e për këtë risolli në vemëndje se në çdo ministri do të ketë nuklat e inovacionit e ku do të bashkëveprojnë me njëra-tjetrën për dixhitalizimin edhe më tej të shërbimeve. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos