
Ambasadorë të vendeve të BE-së, ajo e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim dhe ai i Mbretërisë së Bashkuar, Alastair King-Smith, zhvilluan një takim në vilën qeveritare me kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, dhe ministren e Financave, Delina Ibrahimaj.
Takimi mësohet të ketë patur në qendër të vëmendjes amnistinë fiskale.
Takimi ishte parashikuar të mbahej në praninë e kryeministrit Edi Rama, i cili për arsye të paqarta ka marrë pjesë në një tjetër aktivitet.
Në përfundim të takimit, asnjë nga të pranishmit nuk pranoi të flasë për mediat. (A2 Televizion)