
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, zhvilloi një takim pune në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë me ambasadoren Amerikane në Tiranë, Yuri Kim dhe sekretarin Michael Ball.
Ambasadorja Amerikane prezantoi shqetësimin për ndikimet ruse në financimin e partive politike.
Në takim u ra dakord për rëndësinë e financimit transparent të partive politike dhe shmangien e ndikimit të aktorëve të huaj në zgjedhjet dhe politikën shqiptare.
Po ashtu, bashkëbiseduesit ranë dakord për nevojën e një demokracie funksionale si dhe rolin e rëndësishëm të opozitës.
Mediu e informoi Ambasadoren Kim dhe z Ball, për vizitën e deputetëve shqiptar të grupit IPAC në SHBA me ftesë të senatorëve amerikanë Menendez dhe Rubio.
Sulmi kibernetik nga Irani ka nevojë për përgjegjësinë dhe angazhimin e fortë të institucioneve shqiptare si dhe domosdoshmërinë për të bashkëpunuar dhe koordinuar me NATO dhe SHBA. (A2 Televizion)