Rama, takim me Lajçak për Kosovën

Nga A2 CNN
21 Shtator 2022, 10:26 | Politikë
Rama, takim me Lajçak për Kosovën

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Miroslav Lajçak, të dërguarin special të Bashkimit Europian për dialogun Beograd-Prishtë dhe çështjet e Ballkanit Perëndimor.

“Nju-Jork, me mikun e mirë Miroslav Lajçak, për ecurinë e dialogut Kosovë - Serbi”, shkroi Rama në Facebook, pa dhënë shumë detaje rreth takimit.

Rama ndodhet në SHBA për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Një ditë më parë, ai u takua me liderët e tjerë të rajonit, si dhe me shefin e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së BE-së, Josep Borrell. Diskutimet mes liderëve u fokusuan te lufta në Ukrainë dhe ndikimin që ajo ka sjellë në ekonominë e botës dhe rajonit tonë.

https://a2news.com/2022/09/21/borrell-takon-lideret-e-ballkanit-premton-ndihme-per-furnizimin-me-energji-elektrike/

Në njoftimin e Brukselit zyrtar shkruhet se Borrell iu shprehu angazhimin liderëve të Ballkanit se BE-ja do të jetë krah tyre në përballimin e krizave që ka sjellë lufta në Ukrainë. “BE-ja dhe Ballkani Perëndimor do të qëndrojnë së bashku në përballje me sfidat që sjell lufta e paprovokuar e Rusisë kundër Ukrainës në nivel botëror. BE-ja përfshin Ballkanin Perëndimor në nismat e saj për të zbutur ndikimet e luftës”, shkruhet në njoftim.

Gjithashtu, Borrell diskutoi me liderët e Ballkanit se si do të mund të adresojnë së bashku pasojat dëmtuese të kësaj lufte mbi çmimet e ushqimit dhe energjisë dhe të stabilitetit dhe sigurisë në Evropë dhe botë. Borrell u ka premtuar shteteve të Ballkanit Perëndimor se blloku evropian do t’i ndihmojë për të rritur sigurinë energjetike dhe për të adresuar kërcënimet hibride, përfshirë ato kibernetike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos