All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Rama në Presidencë, takim me Presidentin Begaj. Diskutime për kreun e SHISH

Nga A2 CNN
17 Mars 2023, 08:37 | Politikë
Rama në Presidencë, takim me Presidentin Begaj. Diskutime për
All - Paragraf - 1

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Presidentin Bajram Begaj.

Sipas burimeve të A2 CNN, fokusi i diskutimeve mes Begajt dhe Ramës ka qenë zgjedhja e kreut të ri të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), insitucion që pas dorëheqjes së Helidon Bendos është drejtuar nga nëndrejtori Olian Kanushi.

All - Paragraf - 3

Gjithashtu, ky takim vjen dy ditë para se kreu i qeverisë të niset për një vizitë në Greqi, ku do të takohet me homologun grek, Presidentin dhe Kryetarin e Parlamentit të vendit fqinj. Kujtojmë që nga takimi i fundit i Ramës me Begajn, në 6 janar, ku është diskutuar për ndryshimet e ambasadorëve, kjo çështje ende nuk është zgjidhur. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos