
Të enjten, kryeministri Rama udhëtoi në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku po merr pjesë në Konferencën e Politikave Ndërkombëtare.
Gjatë qëndrimit të tij në Abu Dhabi, Rama është takuar këtë të premte edhe me Josep Borrell, kryediplomatin e BE- së dhe ndërmjetësuesin e bisedimeve Kosovë-Serbi.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se gjatë takimit është folur për samitin e javës së ardhshme mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, për panoramën e situatës në rajon, si edhe për konfliktin e hapur nga Bullgaria me Maqedoninë e Veriut, “ku është marrë peng edhe Shqipëria”.
Ndërkohë, një postim në rrjetet sociale për këtë takim bëri edhe Borrell, i cili shkroi se e rëndësishme për Ballkanit është të mbajë vrullin e reformave, si dhe besueshmërinë te BE. (A2 Televizion)