Rama takon kryeministrin holandez, “më 10 nëntor do të jetë në Tiranë, ka mbështetje për nisjen e negociatave”

Nga A2 CNN
24 Shtator 2021, 17:08 | Politikë

Kryeministri Edi Rama ndodhet ende në Nju Jork, dhe në selinë e Kombeve të Bashkuara ka përfituar për të takuar kolegun e tij holandez, Mark Rutte.

Kryeministri shqiptar me anë të një postimi në Facebook, ku u shfaqën pamje nga takimi, njoftoi se Rutte do të kryej një vizitë zyrtare më10 nëntor, sipas tij “për të rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Holandës për nisjen formale të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Pamje nga taimi Rama-Rutte në selinë e OKB-së në Nju Jork

Pikërisht Holanda ka qenë një nga vendet e Bashkimit Europian më skeptike për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, duke vënë veton e saj në disa raste. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/16/holanda-ndez-driten-jeshile-per-shqiperine-parlamenti-ra-dakord-qe-te-mbahet-konferenca-e-pare-nderqeveritare/

A2 CNN Livestream

Latest Videos