
Pas akuzave të ashpra ndaj kryetarit të Partisë Demokratike nga Fieri, ish-kryeministri Sali Berisha do të vijojë takimet me demokratët në qytetin e Vlorës.
Ditën e shtunë, në moton “Për një PD të hapur dhe më të fortë”, lideri historik i demokratëve do të bashkëbisedojë me mbështetësit e tij në Vlorë, në Pallatin e Kulturës në orën 18:00.
Nisma “Foltorja” e iniciuar nga Sali Berisha nisi pas vendimit të kreut të PD-së, Basha për ta përjashtuar nga grupi parlamentar për shkak të shpalljes “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. (A2 Televizion)