“Rama të dorëhiqet”, Berisha: Protestat tona paqësore, policia e SHISH të qëndrojnë larg

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2023, 15:27 | Politikë
“Rama të dorëhiqet”, Berisha: Protestat tona

Mesditën e të shtunës Partia Demokratike organizon protestën e pestë që prej rikthimit të Sali Berishës në krye të saj. Nëse në tubimet e mëparshme kryefjalë kundër Qeverisë ka qenë keqmenaxhimi i taksave të qytetarëve dhe varfëria, këtë herë kauza ka ardhur nga përtej Atlantikut. Takimet e Ramës me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal shihen si kapje e kryeministrit me “presh në duar”, për të cilin demokratët thonë se është përfshirë në një aferë korruptive me qëllim shkatërrimin e opozitës.

Gjatë konferencës e së të premtes, Berisha iu përgjigj pyetjes si do të jetë protesta e thirrur para zyrës së Ramës, për të kërkuar largimin e tij. “Protestat tona janë paqësore, por gjithnjë kanë potencialin e përdorimin të mjeteve të mosbindjes civile”.

Tubimi është thirrur nga Partia Demokratike, por kush do ta udhëheqë atë? “Të gjitha variantet janë të mundshme. Është e hapur. Është sipari i një revolucioni i cili fillon me protestën e nesërme dhe vazhdon deri në triumf”.

Për organizimin e protestës është njoftuar edhe Policia e Shtetit, për të cilën Berisha kishte një thirrje direkte. “Paralajmëroj policinë të mbaj qëndrimin më korrekt. Çdo protestues i lënduar do të konsiderohet i persekutuar politik. Madje të mos futen fare në turmë”.

Kryetari i PD-së njoftoi se e shtuna shënon vetëm nisjen e aksionit opozitar, që do të përshkallëzohet deri në dorëheqjen e Edi Ramës. Protestat do të vijojnë edhe para Parlamentit, pohoi Berisha. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/10/populli-e-ka-marre-vendimin-meta-fton-qytetaret-ne-proteste-rama-duhet-te-jape-llogari/

A2 CNN Livestream

Latest Videos