
Të mërkurën, në 13 korrik, kryeministri Edi Rama do të pritet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në selinë e këtij institucioni.
Rama dhe Stoltenberg, pas takimit, do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Në fund të qershorit, kreu i qeverisë ishte i pranishëm në Samitin e NATO-s, që u mbajt në Madrid. (A2 Televizion)