Rama, telefonatë me Vucic dhe Zaev para Samitit të Ohrit

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2019, 17:17 | Politikë
Rama, telefonatë me Vucic dhe Zaev para Samitit të Ohrit

Kryeministri Edi Rama ka pasur një telekonferencë me Presidentin serb Alexandar Vucic dhe Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, para samitit të 9 nëntorit në Ohër, ku pritet të vazhdohet nisma e Mini Shengenit Ballkanik, një proces i cili mori udhë në Novi Sad në fillim 10 tetor.

Ishte vetë Presidenti serb që e njoftoi takimin “virtual” mes tre krerëve të shteteve, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, nga faqja zyrtare e Presidencës së Serbisë.

Në takimin e parë, Rama, Vucic dhe Zaev dolën me një deklaratë të përbashkët ku u angazhuan për krijimin e një Mini Shengeni Ballkanik brenda vitit 2021. Dokumenti gjithashtu thekson se nisma është e hapur për të gjitha vendet e rajonit, përfshi Kosovën, edhe pse kjo e fundit është shprehur kundër saj. (A2 Televizion)

https://www.instagram.com/p/B4cRMSUJ9wL/
https://a2news.com/2019/10/10/nisma-per-shengenin-ballkanik-nuk-presim-europen-i-ftuar-i-gjithe-ballkani-perendimor/
https://a2news.com/2019/10/21/mini-shengeni-ballkanik-kosova-kunder-pa-kontroll-nga-be-sjell-vetem-deme/

A2 CNN Livestream

Latest Videos