
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamjet e fasadës së Kryeministrisë, së goditur me tymuese dhe flakadanë nga protestuesit e opozitës të shtunën.
“Dje shkarravinat e revolucionit, sot dushi i regjimit, nesër nis një javë e re punësh të mira”, shkruan Rama në Twitter teksa tregon edhe punën që u bë për pastrimin e godinës.
Kryeministri më herët postoi një foto familjare nga Prizreni, ku me sa duket kishte zgjedhur të kalonte të dielën. “Prizreni të jep përherë një kënaqësi të posaçme; historia e shqiptaria bashkëjetojnë në ajrin që thith dhe njerëzit kanë një energji shumë të mirë ngado i hedh sytë”, shkroi Rama.
Të hënën, opozita ka paralajmëruar një tjetër protestë, këtë herë para godinës së Parlamentit, ku parashikohet të zhvillohet edhe seancë plenare.
Rama tregon “shkarravinat e revolucionit”
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamjet e fasadës së Kryeministrisë, së goditur me tymuese dhe flakadanë nga protestuesit e opozitës të shtunën.
“Dje shkarravinat e revolucionit, sot dushi i regjimit, nesër nis një javë e re punësh të mira”, shkruan Rama në Twitter teksa tregon edhe punën që u bë për pastrimin e godinës.
Kryeministri më herët postoi një foto familjare nga Prizreni, ku me sa duket kishte zgjedhur të kalonte të dielën. “Prizreni të jep përherë një kënaqësi të posaçme; historia e shqiptaria bashkëjetojnë në ajrin që thith dhe njerëzit kanë një energji shumë të mirë ngado i hedh sytë”, shkroi Rama.
Të hënën, opozita ka paralajmëruar një tjetër protestë, këtë herë para godinës së Parlamentit, ku parashikohet të zhvillohet edhe seancë plenare. (A2 Televizion)