Zi dhe protestë, tubimet vijojnë përpara Parlamentit

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2023, 14:07 | Politikë
Zi dhe protestë, tubimet vijojnë përpara Parlamentit

Aksioni opozitar kundër mazhorancës socialiste do të vijojë pasditen e së hënës, në një tjetër protestë, por këtë herë përpara Parlamentit. Tubimet përpara sallës së seancës plenare ishin njoftuar më herët nga Sali Berisha, ku parashikohet se në një kohë kur deputetët socialistë do të jenë në sallë, ata demokratw do të jenë jashtë saj, në demonstratë. 

E hëna është zyrtarisht ditë zie kombëtare, sipas vendimit të qeverisë, në shenjë solidariteti me viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri, por ky solemnitet pritet të zgjasë vetëm ditën e jo natën. Opozita ka njoftuar vijimin e aksionit opozitar përpara Parlamentit, ku në orën 17:00, një pjesë e parlamentarëve do të futet në sallën e seancave plenare, ndërsa të tjerët do të jenë jashtë saj, në demonstratë.

Rendi i ditës i së hënës parashikon debat të lirë mbi problematikat që deputetët kanë hasur gjatë takimeve me zgjedhësit, por kjo liri diskutimi nuk është në minutazhin për secilin deputet. Socialistët kanë marrë 129 minuta, grupimi i Alibeajt 60, ndërsa Sali Berishës 3 minuta, kohë të cilën kryedemokrati duket se do ta kompensojë me foltoren jashtë Parlamentit.

Protesta e fundit e opozitës përpara Parlamentit ka qenë në vitin 2019 dhe u shoqërua me molotov e gaz lotsjellës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/11/revolucioni-vijon-te-henen-pd-kerkon-doreheqjen-e-rames-berisha-largohu-o-beseprere/

A2 CNN Livestream

Latest Videos