Rama vlerëson Manastirliun: Arsyeja që përballuam pandeminë dhe jemi ndër të parët në renditje për vaksinimin

Nga A2 CNN
16 Prill 2021, 12:25 | Politikë
Rama vlerëson Manastirliun: Arsyeja që përballuam pandeminë

Kryeministri Edi Rama, në një takim me gratë socialiste të Tiranës, vlerësoi ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, duke e cilësuar si arsyen pse e përballuam me sukses pandeminë dhe që jemi ndër vendet me më shumë vaksinime.

“Nëse e përballuam pandeminë dhe jemi nga të paktat vende në krye të renditjes së vaksinimit, dhe nëse shëndetësia sot është shumë më ndryshe nga 7 vjet më parë, ka një arsye: është pa diskutim lidershipi i një gruaje, i një nëne, lidershipi i një vullnetareje pasionante që politikën e jeton si mision”, deklaroi Rama.

https://a2news.com/2021/04/15/fushata-tjeter-e-manastirliut-nga-perfshirja-e-najada-comos-ne-politike-tek-angazhimi-ne-njesine-numer-9/

Kreu i PS-së vlerësoi edhe Luljeta Bozon dhe Najada Çomon: “Ka arsye se përse janë këtu Luljeta dhe Najada. Asnjëra dhe as tjetra nuk vijnë nga rruga e një karriere poltike brenda partish, por të dyja vijnë nga dy rrugë të jetës, që në momente të jashtëzakonshme i bënë shqiptarët të ndihen të afërt me njëri-tjetrin dhe pa menduar fare kush jam unë e ti, sepse edhe tërmeti e virusi nuk panë majtas apo djathtas, por goditën 360 gradë. Në ato momente shqiptarët u bashkuan e ja ku jemi sot. Në rrugën për të dalë nga rrënojat e tërmetit, për të larguar plagët dhe lotët e pandemisë, shqiptarët patën udhëheqësit e tyre shpirtërorë: Luljeta dhe Najada”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos