
Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, i bëri edhe një herë apel shqiptarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e 25 prillit.
Soreca njoftoi se ai dhe kolegët e tjerë të vendeve të BE-së do të vizitojnë atë ditë disa qendra votimi, së bashku me rreth 70 përfaqësues të këtyre ambasadave që do të kryejnë një monitorim në terren.
“Ne inkurajojmë qytetarët shqiptarë të ushtrojnë të drejtën e tyre, duke respektuar të gjithë masat kundër Covid-19”, deklaroi italiani. (A2 Televizion)