
Pandemia e koronavirusit po pengon ritualët dhe traditat e 1.8 miliardë besimtarëve myslimanë, të cilët e nisën muajin e shenjtë të Ramazanit në rrethana krejt të pazakonta.
Në shumicën e vendeve, xhamitë janë të mbyllura dhe falja tradicionale e mbrëmjes do të mund të kryhet vetëm brenda dyerve të shtëpisë.
Goditja e pandemisë, po ndihet në zemër te besimit Islam; duke pamundësuar faljet në xhami, grumbullimet e personave gjatë iftarit, momenti kur merr fund agjërimi ditor, dhe gjithashtu shtrirja e veprave bamirëse te personat në nevojë.
Xhamia e Madhe e Mekës, është si rrallë herë e heshtur, ajo e Medinës ka mbyllur dyert ashtu si xhamia e Al Aksës në Jeruzalem.
Ndërsa shumica e vendeve myslimane i kanë anuluar grumbullimet, kryeministri i Pakistani, Imran Khan, u detyrua të pranojë një kompromis me klerikët si pasojë e protestave. Falja në grup do të lejohet gjatë Ramazanit, por vetëm nëse besimtarët do të ruajnë distancën sociale e do të mbajnë maska, brenda xhamive. (A2 Televizion)