Shtrenjtohen çmimet, inflacioni kapi nivelin më të lartë në tre vite

Nga A2 CNN
9 Gusht 2021, 16:14 | Ekonomi
Shtrenjtohen çmimet, inflacioni kapi nivelin më të lartë

Indeksi i çmimeve të konsumit u rrit në muajin Korrik me 2.2%, niveli më i lartë që prej Gushtit të vitit 2018. Shtrenjtimi i naftës, fruta-perimeve, paketave telefonike dhe çmimeve të turizmit ndikuan në këtë rritje të fortë të inflacionit.

Por teksa shtrenjtimi në disa prej këtyre grupeve tregon një rikuperim të konsumit, për pjesën më të madhe shtrenjtimi ka ardhur vetëm nga faktorë të jashtëm, si në rastin e karburanteve ku ka pasur një rritje edhe në bursa; apo në rastin e ushqimeve, ku eksportet bujqësore dhe kostoja e pandemisë kanë ngritur çmimet për fruta-perimet që shiten në vendin tonë.

Gjithsesi, Korriku kulmon një trend rritës të inflacionit të nisur prej shkurtit dhe pritet të qëndrojë në këto nivele edhe gjatë muajve të ardhshëm. Për familjet shqiptare, kjo nënkupton një shtrenjtim të nivelit të jetesës, për shkak se grupet e mallrave të rritur përbëjnë mbi 60% strukturës së shpenzimeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos