Raporti i BB, 20% e firmave shqiptare kanë përdorur biznesin online

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2021, 16:45 | Ekonomi
Raporti i BB, 20% e firmave shqiptare kanë përdorur biznesin online

Pandemia e COVID 19 ka detyruar një pjesë të kompanive shqiptare që të përshtateshin në kohë rekord për të ofruar edhe shërbimin e e-commerce, e thënë ndryshe shitjet online.

Banka Botërore vlerëson në raportin “Diagnostikimi i E-commerce në Shqipëri” se 20% e firmave shqiptare kanë nisur apo rritur biznesin online gjatë pandemisë. Kjo edhe pse nuk kishte formën origjinale të konceptit që përfaqëson e-commerce, por në finale qëllimi u arrit dhe biznesi mbajti lidhjen me konsumatorin.

Interesi për shitjet online ka ardhur në rritje edhe gjatë janarit. Kjo duke pasur parasysh edhe dinamikat e pandemisë.

Banka Botërore vlerëson në raportin e saj se ka nevojë për veprim konkret për të mbështetur sipërmarrësit për tregtinë online dhe kjo duhet të shtrihet në disa dimensione. Dokumenti nënvizon qeveria mund të luajë një rol kryesor në ndihmën që duhet t'iu japë këtyre sipërmarrjeve.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos