Problemet me financat, rriten borxhet e bashkive, arrijnë në 8.7 mld lekë

Nga A2 CNN
28 Janar 2021, 14:06 | Ekonomi
Problemet me financat, rriten borxhet e bashkive, arrijnë në 8.7 mld

Problemet me financat janë reflektuar edhe te rritja e borxheve të bashkive.

Sipas raportit të financave vendore, në fund të 9-mujorit të 2020-ës, totali i detyrimeve arriti në 8.7 miliardë lekë, duke pësuar një rritje prej 500 milionë lekësh kundrejt fundit të vitit 2019. Ky borxh përllogaritet në 3.121 lekë për frymë.

Ndërsa pjesa dërrmuese e bashkive kanë problem për shlyerjen e detyrimeve, një pjesë e të cilave janë të trashëguara nga ish-komunat, ka edhe bashki që kanë paguar një pjesë të borxhit, të tilla si Durrësi, Vora, Lezha dhe bashki të tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos