Bashkëpunim me amerikanët kundër pastrimit të parave, Denaj: Shqipëria, angazhim maksimal

Nga A2 CNN
29 Janar 2021, 18:22 | Ekonomi
Bashkëpunim me amerikanët kundër pastrimit të parave, Denaj:

Në kuadër të takimit të parë për asistencën teknike që Departamenti Amerikan i Shtetit do të ofrojë Shqipërisë, si angazhim i luftës kundër parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj theksoi angazhimin e qeverisë shqiptare për zbatimin e plotë të rekomandimeve ndërkombëtare.

“Kemi marrë tashmë vlerësime pozitive për disa nga objektivat e përbashkët me institucionet ndërkombëtare, duke miratuar dy ligje të rëndësishme, si ai për Regjistrin e Pronarëve Përfitues  dhe për Regjistrin e Llogarive Bankare”, tha Denaj.

Sipas Denajt, puna për të ngritur sistemet e nevojshme për të siguruar transparencë, llogaridhënie dhe zbatim të ligjit po vijon, dhe plani i veprimit është miratuar në Komitetin e Bashkërendimit të Luftës kundër Pastrimit të Parave, të kryesuar nga Kryeministri Rama.

Programi  amerikan do të zgjasë dy vjet dhe do të përqendrohet kryesisht në forcimin e përputhshmërisë me rekomandimet e Moneyval në fushën e luftës të financimit të terrorizmit.

Në takim ishin të pranishëm edhe Guvernatori Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, si dhe përfaqësues të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos