Raporti i Bill Gates: Pandemia çoi pas zhvillimin me dy dekada

Nga A2 CNN
15 Shtator 2020, 11:37 | Bota
Raporti i Bill Gates: Pandemia çoi pas zhvillimin me dy dekada

Pandemia  e koronavirusit e ka çuar zhvillimin pas në kohë, me më shumë se dy dekada. Kjo gjë thuhet në një raport të fondacionit Bill dhe Melinda Gates.

Filantropi pretendon se koronavirusi ka përmbysur progresin në ato që konsiderohen si objektivat për zhvillimin e qëndrueshëm, siç është ai për t'i dhënë fund varfërisë në botë, përgjatë dekadës së ardhshme. 

Rreth botës, pandemia ka thelluar pabarazitë sociale dhe ekonomike në fusha si, arsimi dhe qasja ndaj kujdesit shëndetësor, ndërsa janë shtuar sëmundjet dhe varfëria. Pandemia e Covid-19 jo vetëm frenoi progresin, por edhe e çoi pas atë.

Koronavirusi e ka thelluar pabarazinë gati në çdo dimension. Anëtarët e OKB miratuan në mënyrë unanime të ashtuquajturat, 17 objektiva të zhvillimit të qëndrueshëm në vitin 2015; nga fundi i urisë, barazia gjinore e deri te zgjerimi i qasjes ndaj arsimit dhe kujdesit shëndetësor.

Për përmbushjen e tyre është vendosur një afat deri në 2030-n. Në raport thuhet se numri i njerëzve që jetojnë në varfëri ekstreme ka qenë në rënie prej dy dekadash, por kriza e koronavirusit ka shtuar edhe 37 milionë të tjerë në këtë kategori.

Ndërkaq në një intervistë për BBC, Bill Gates tha se me shumë gjasë një vaksinë efikase do të ishte gati në fillim të 2021-shit. Por ai e vuri theksin te nevoja që vaksina të arrinte edhe te vendet më të varfra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos