Raporti i DASH për trafikun e qenieve njerëzore: Shqipëria, vend i nivelit të dytë

Nga A2 CNN
20 Qershor 2019, 18:24 | Aktualitet
Raporti i DASH për trafikun e qenieve njerëzore: Shqipëria, vend

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për trafikun e qenieve njerëzore në botë për vitin 2018.

Sipas këtij raporti thuher se Shqipëria klasifikohet si vend i nivelit të dytë dhe se qeveria nuk përmbush standardet minimale për eliminimin e trafikimit dhe pse po bën përpjekje të mëdha në këtë drejtim.

Në raportin e DASH shkruhet se trafikantët e qenieve njerëzore shfrytëzojnë viktimat vendase dhe të huaja në Shqipëri, si dhe viktimat nga Shqipëria jashtë vendit.

Sipas DASH, qeveria shqiptare vijon të hetojë, të ndjekë penalisht dhe të kërkojë ngritje akuzash për më pak raste, duke çuar në nivelin më të ulët të veprimeve ligjzbatuese në katër vite.

Megjithatë, raporti thotë se qeveria shtoi përpjekjet për të parandaluar trafikimin, duke miratuar planin kombëtar të veprimit për periudhën 2018-2020. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos