
Prej tetorit të shkuar, qytetarët shqiptarë po përballen me rritje të çmimeve. Dilema e madhe është nëse shtrenjtimi do të jetë kalimtar apo i vijueshëm. Për ekspertët e ekonomisë, trendi tregon se kjo ecuri do të vijojë ndaj rekomandohen ndërhyrje.
Kalimtar dhe i lehtë apo i qëndrueshëm e me pasoja afatgjata? Është kjo pyetja që prej tetorit të vitit të shkuar po shoqëron institucionet dhe qytetarët shqiptarë lidhur me zhvlerësimin e parasë përballë rritjes së vijueshme të çmimeve, njohur si inflacion.
Në këto kushte, mundësitë për të ndërhyrë me qëllim mbrojtjen e popullatës janë disa.
Familjet shqiptare prej gati 5 muajsh po përballen me një rritje të çmimeve. Instituti i Statistikave raportoi se gjatë muajit janar, inflacioni qëndroi në nivelin 3.7 për qind, norma rekord e shënuar në dekadën e fundit. (A2 Televizion)