
Taksa progresive që është në fuqi nga 1 janari 2014, takson më shumë punën sesa kapitalin. E thënë ndryshe barra bie më shumë mbi individët sesa te biznesi.
Ekspertët shprehen me rezerva për sistemin aktual të taksimit dhe hapësirat për abuzim, duke iu referuar të punësuarve me paga të larta që regjistrohen si të vetëpunësuar për të mos paguar taksa.
Taksa progresive që është sot në fuqi parashikon disa fasha taksimi në bazë të të ardhurave, kur për pagat mbi 150 mijë lekë niveli I tatimit arrin në 23%.
Ndërsa biznesi i vogël dhe të vetëpunësuarit që arrijnë një xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë në vit janë të përjashtuar nga taksat. Për kompanitë e mëdha tatimi mbi fitimin është 15%, teksa aksionerët paguajnë edhe divident 15%. Nga 1 korriku i këtij viti pritet të hyjnë në fuqi ndryshimet në taksën e parashikuar në paketën fiskale. (A2 Televizion)