Raporti i KLSH, mungesa e financimeve rrezikon ekzistencën e Rrjetit Akademik Shqiptar

Nga A2 CNN
14 Gusht 2023, 16:45 | Aktualitet
Raporti i KLSH, mungesa e financimeve rrezikon ekzistencën e Rrjetit

Mungesa e financimeve nga Ministria e Arsimit dhe Sportit rrezikon ekzistencën e Rrjetit Akademik Shqiptar. Në këtë përfundim ka arritur Kontrolli i Lartë i Shtetit pas një raport-auditi të kryer në RASH, platformë aktive prej vitit 2007 në ndihmë të maturantëve dhe studentëve.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme të kuptohet që institucioni i Rrjetit Akademik Shqiptar është tejet i rëndësishëm në drejtim të menaxhimit të jetës studentore në vend duke filluar me punësimin e mësuesve, mënyra se si maturantët shkojnë në universitet e deri në organizimin e  brendshëm të universiteteve. Është një institucion i cili kurrsesi nuk mund të lihet në kushtet e rrezikut të ekzistencës nga MAS”, tha Migen Qiraxhi.

Pas kontrolleve të kryera KLSH ka gjetur se i gjithë sistemi i Rrjetit Akademik Shqiptar është ngritur nga punonjësit e vet dhe jo nga ekspertë të certifikuar, ndërsa mungesa e financime rrezikon sistemet operative dhe madje proceset për përditësimin e tyre.

“Në çastin që KLSH ka audituar dhe ka vënë re mangësi të tilla, sigurisht mangësi në zgjedhjen, përzgjedhjen apo bërjen e kontratave për shërbime, i bën këto sisteme shumë më vulnerabël sesa sistemet e tjera që janë të përditësuara vazhdimisht dhe që kanë edhe hardware-in dhe software-in përkatës”, u shpreh eksperti i IT, Demiri.

Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkon nga Ministria e Arsimit që të përcaktojë një fond të dedikuar për Rrjetin Akademik Shqiptar ndërsa thekson se përfitimet nga kjo platformë në drejtim të arsimit janë të konsiderueshme.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos