Raporti i "Rithemelimit" për zgjedhjet, Berisha: 14 maji, dita kulmore e farsës elektorale

Nga A2 CNN
5 Korrik 2023, 12:39 | Politikë
Raporti i "Rithemelimit" për zgjedhjet, Berisha: 14 maji, dita

Partia Demokratike e Rithemelimit prezanton sot raportin për shkeljet që, sipas saj, janë kryer gjatë zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Sipas kreut të këtij grupimi të PD-së, raporti bazohet në fakte dhe dokumente të konstatuara në të gjithë vendin dhe vërteton se “Shqipëria kaloi më 14 maj një farsë elektorale.”

Duke u bazuar te raporti, Sali Berisha foli për pabarazi ekstreme mes partive garuese në zgjedhje gjatë fushatës elektorale.

Kreu i Rithemelimit përmendi po ashtu regjistrimin e drejtuesit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në fletën e votimit, gjë që sipas tij u bë me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

“Rama nuk lejoi regjistrimin e kundërshtarit të tij politik nga frika dhe tmerri. Komisionet elektorale, më të pabarabarta. Ndryshuan qendrat e votimit duke shkelur ligjin. Dita e votimit, ditë kulmore e farsës elektorale.”

Sipas Berishës, janë konstatuar qindra raste të votimit familjar apo shoqëror.

“Vota u kontrollua në mënyrë të tmerrshme në çdo etapë të saj. Mediat në kontroll të plotë të qeverisë”, shtoi kreu i Rithemelimit.

Rezultatet e raportit, që janë aktualisht, duke u prezantuar nga një grup pune në selinë blu, pritet të publikohet në mënyrë që të kenë akses qytetarët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos