“Kanë nisur diskutimet me LSI-në”, Spaho: Koalicioni ka përfitime në disa pikëpamje

Nga A2 CNN
24 Janar 2022, 21:19 | Politikë
“Kanë nisur diskutimet me LSI-në”, Spaho: Koalicioni ka

Edmond Spaho, përfaqësues i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, deklaroi në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, se koalicioni me partitë e tjera, përfshi LSI-në, “ka përfitime në disa pikëpamje”.

“Ne do të ftojmë që të marrin pjesë në këtë front jo vetëm parti politike, dhe LSI-ja është një parti me të cilën kemi pasur aleancë, dhe koalicioni ka përfitime në disa pikëpamje, si regjistrimi dhe administrimi i procesit zgjedhor. Këto janë vendime që do të merren nga vetë partitë. Diskutimet kanë nisur, por ende nuk kanë përfunduar”, tha Spaho.

Në lidhje me protestat, Spaho shpjegoi: “Do të kombinojmë përpjekjet në Parlament bashkë me protestat. Protestat janë mjet shumë i rëndësishëm për të çmontuar regjimin e Edi Ramës. Marrja e selisë nuk do të jetë qëllim në vetvete”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos