Andoni për 6 marsin: Rithemelimi të mendojë për kauzat, partitë e vogla më afër popullit se PD-PS

Nga A2 CNN
24 Janar 2022, 21:10 | Politikë

Kandidatura e përbashkët duket e largët në PD në kuadër të zgjedhjeve të 6 marsit.

Për analistin Ben Andoni, i ftuar në emisionin Debat” në A2 CNN “ i rëndësishëm është standardi, në qoftë se Rama nuk kalon standardin edhe në këto zgjedhje, do të kemi një problem me të madh sesa ai i opozitës. Ka rëndësi kandidati që do të përfaqësojë, por problemi është që në zgjedhjet lokale politikanët harrojnë se qyteteve i duhet një administrator, dhe nga mënyra e përzgjedhjes nga dy kahet e PD si dhe të PS, zgjedhja nuk shkon në këtë drejtim”.

Analisti mendon se tashmë “lodhja politike po shkon deri në elektorat, në zgjedhjet e fundit nuk kemi kaluar 48% të votuesve”.

Sipas Sali Berisha po kalon mbështetësit “nga qendra e djathtë në konservatorë, diçka e pamundur ta mendosh. Energjia më e madhe e Komisionit të Rithemelimit po shkon tek heqja e një personi që e mbajtën deri para 5 muajve, duhet  të ndahen nga ky person dhe të mendojnë për kauzat, dhe do të kenë sukses”.

https://a2news.com/2022/01/24/ia-kam-propozuar-berishes-dhe-bashes-mediu-tregon-se-si-duhet-zgjedhur-kandidati-opozitar/

Po aleatët e djathtë si duhet të vepronin? “Partitë e vogla në këtë moment  janë me afër me njerëzit sesa PD dhe PS, dhe duhet ta kuptojnë. Tek të djathtët ka mundësi të krijohen pole, është një pjesë e madhe që dëshiron të shohë një republikë tjetër”, thotë Andoni që nënvizon se për të kemi të bëjmë       “me zgjedhje janë de iure lokale, në të vërtetë janë mirëfilli politike”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos