Raporti vjetor i BSH, Sejko: Borxhi publik u ul në 64.6% të prodhimit të brendshëm bruto

Nga A2 CNN
31 Maj 2023, 12:19 | Ekonomi
Raporti vjetor i BSH, Sejko: Borxhi publik u ul në 64.6% të prodhimit

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në Komisionin e Ekonomisë ka lexuar raportin e institucionit që ai drejton për vitin 2022.

Sejko tha se borxhi publik u ul në 64.6% e prodhimit të brendshëm bruto gjatë vitit të shkuar.

“Deficiti buxhetor i vendit zbriti nga niveli i 4.6% i PBB në nivelin 3.7% për vitin 2022. Ndërkohë që borxhi publik u reduktua në nivelin 64.6 % të PBB. Ky përmirësim pasqyroi si efektin e rritjes së bazës nominale të të ardhurave ashtu dhe kursin e konsolidimit fiskal të ndjekur gjatë vitit.

BSH është e bindur se kursi normalizues i politikës monetare është qëndrimi i duhur që duhet ndjekur për politikën monetare edhe në interes të ruajtjes së parametrave markoenomikë të vendit”, tha mes të tjerash Sejko. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos