
Raportuesi i CDU për Shqipërinë, Peter Beyer, deklaroi pas takimeve në Tiranë se nuk mban anën e asnjërës palë në Partinë Demokratike si motër e partisë së tyre në Gjermani.
Por, ai ishte i prerë në rastin e Sali Berishës, kur tha se Gjermania dhe SHBA ndajnë të njëjtin qëndrim ndaj personave të shpallur non grata.
Lidhur me nismën “Open Balkan”, ai tha se nuk duhet të jetë paralele e procesit të Berlinit. (A2 Televizion)