Rashiti: Partitë e tjera e mësuan leksionin e 14 shkurtit, Vetëvendosje ka mungesë nomenklature

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2021, 22:03 | Aktualitet

Vetëm 8 muaj pas triumfit në zgjedhjet e përgjithshme, Vetëvendosja duket sikur ka humbur kapitalin e saj politik pas rezultateve të zgjedhjeve vendore, ku ka dështuar në qendrat më të mëdha të Kosovës, duke filluar nga Prishtina. Sipas analistit Naim Rashiti, “në kontekstin kosovar, duhet theksuar se 14 shkurtit ishte rezultat i momentit, i frymës, i ndëshkimit, dhe secili prej nesh e dinte që ishte i paqëndrueshëm. Por edhe në 2013 dhe 2014 kemi parë subjekte që kishin fituar zgjedhjet e përgjithshme kanë performuar keq në zgjedhjet lokale”, Por sipas tij, Vetëvendosje ka një element të veçantë. “Gjithmonë VV ka patur një defekt, është lëvizje me frymë kombëtare dhe për politikat madhore por asnjëherë që nuk ka arritur të ndërtojë nomenklaturë politike vendore, përtej Prishtinës që me VV ka përjetuar qeverisjen më të keqe në performancë. Për të qeverisur në nivel qendror dhe lokal, partisë i duhen emra të fuqishëm, dhe te VV mungon pjesa në nivel lokal, duke përjashtuar Gjilanin. Në Prishtinë, Kurti nuk kishte kandidat më të mirë se Vitia, ishte njeriu i vetëm përfaqësues i qytetarisë së Prishtinës”, komentoi Rashiti për A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos