
Kina i ka thënë sërish stop aktiviteve sportive dhe atyre kulturore. Gjatë 24 orëve të fundit, në shtetin aziatik ka pasur një tjetër shpërthim të koronavirusit, duke rikthyer sërish disa zona në karantinë.
Kështu, Superliga Kineze e Futbollit, e cila do të niste sezonin e ri në javët e para të muajit qershor, duhet të presë.
Me situatën e krijuar, kampionati në Kinë është parashikuar të fillojë në ditët e para të korrikut.
Në 24 orët e fundit, u regjistruan 49 raste në total, 36 prej të cilave rezultuan në Pekin. (A2 Televizion)