Raste të rënda të mpiksjes së gjakut, rekomandohet ndalimi i vaksinimit me Johnson & Johnson

Nga A2 CNN
13 Prill 2021, 13:49 | Bota
Raste të rënda të mpiksjes së gjakut, rekomandohet ndalimi i

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e mbështetur nga Administrata e Ushqimeve dhe Ilaçeve (FDA) ka rekomanduar që SHBA të ndalojë përdorimin e vaksinës së Johnson & Johnson, pas raportimit të 6 rasteve të rënda të mpiksjes së gjakut.

6 rastet janë regjistruar mes 6,8 milionë personave të vaksinuar me vaksinën Johnson & Johnson në Amerikë. Të gjashta rastet u vunë re mes femrave të moshës 18 deri në 48 vjeç, me simptomat që u dalluan pas 6-13 ditë pas vaksinimit.

“Po analizojmë këto raste dhe po i hetojmë. Derisa të përfundojë ky proces, rekomandojmë ndalimin e përdorimit të kësaj vaksine, si masë paraprake”, shprehet Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos