Rasti i parë që në janar, por tashmë koronavirusi po përhapet në Rusi

Nga A2 CNN
13 Prill 2020, 12:43 | Bota
Rasti i parë që në janar, por tashmë koronavirusi po

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Rusi janë regjistruar 2500 raste të reja me koronavirusi, duke shënuar një rritje të ndjeshme të personave të prekur me Covid-19, edhe pse sërish mbetet shumë larg shteteve të tjera më të prekura.

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar në Rusi ka shkuar mbi 18 mijë persona, raporton agjencia e lajmeve ruse “Interfax”, ku thuhet se nga 2558 raste të reja, 1355 janë vetëm në Moskë. Deri tani në Rusi kanë vdekur 148 persona të prekur me Covid-19.

Në ndryshim nga shumë vende të tjera të botës, rasti i parë në Rusi me koronavirus është regjistruar që në muajin janar, pak pas shpërthimit të virusit në Kinë. Qeveria pretendon se ka arritur ta ketë nën kontroll virusin, me masat e marra në kohën e duhur, ndërsa ka edhe zëra kundër që thonë se këto nuk janë shifrat zyrtare. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/03/21/pse-rusia-me-nje-popullsi-146-mln-banore-ka-me-pak-raste-me-koronavirus-sesa-luksemburgu/

A2 CNN Livestream

Latest Videos