
Një depo municionesh me uranium të varfëruar, të cilat ishin dërguar në Ukrainë nga perëndimi, është shkatërruar gjatë një bombardimi rus.
Njoftimi vjen nga Moska, e cila përmes kreut të këshillit të sigurisë, Nikolai Patrushev, paralajmëron se, si pasojë është krijuar një re radioaktive që po lëviz drejt Evropës.
Sipas tij, një rritje e nivelit të radioaktivitetit është vërejtur në Poloni. E teksa i bie kambanave të alarmit nuklear, me qëllimin për të fajësuar perëndimin për furnizimet me armë në Ukrainë, Moska e drejton veçanërisht gishtin nga shtetet e bashkuara.
Sipas kreut të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, sulmet terroriste që kishin ndodhur në Rusi, ishin planifikuar dhe realizuar me ndihmën e agjencive amerikane të inteligjencës.
Ai iu referua vrasjeve të Daria Dugina dhe Vladlen Tatarsky, plagosjes së shkrimtarit Zakhar Prilepin dhe atentatit në Urën e Krimesë. (A2 Televizion)